Shqipëria vendos, Milaim Zeka: Kurti ndërhyri në zgjedhje në Shqipëri, si Vuçiç në Kosovë

schedule15:23 - 25 Prill, 2021

schedule 15:23 - 25 Prill, 2021

Sot Shqipëria vendos për të ardhmen e 4 viteve që kemi përpara. Milaim Zeka i ftuar në studion e ABC për të komentuar ndërhyrjen e Albin Kurtit në zgjedhjet e Shqipërisë, e cilësoi gabim të madh.

“Votimi është normal, por ndërhyrja është e patolerueshme. Ndërhyrja dhe pjesëmarrja e tyre në fushata ka qenë e palejueshme dhe e pajustifikueshme, e kam konsideruar identike me ndërhyrjen e Vuçicit në shtetin e Kosovës.

Jemi dy vende të ndryshme. Albin Kurti bëri një gabim të madh që ka ardhur dhe ka ndërhyrë në punët e brendshme” tha ai.

Milaim Zeka tha se kostoja e familjes së tij për të ardhur për të votuar në Shqipëri ka shkuar në 600 euro. Vendimin e Shqipërisë për të karantinuar emigrantët duke u mohuar votën, ai e cilësoi si fyerje dhe poshtërim.

Zeka u ndal edhe te incidenti ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” ku një person i droguar u fut më makinë duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

“Policia erdhi me një vonesë të pajustifikueshme dhe në momentin që autori i këtij krimi, që unë e cilësova si akt terrorist. U arrestua autori dhe u la makina në shesh ku rreth makinës silleshin qytetarë, ku mund të kishte eksploziv.

Nuk ndodh në asnjë vend që policia të sillet me kaq papërgjegjshmëri. Arsyeja që e kam konsideruar akt terrorist është fakti që makina para se të arrinte në shesh ka goditur disa makina të tjera” tha ai./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!