“Shqipëria, vend i sigurt”, Rama në Spanjë: Asnjë vizitor nuk ka pasur probleme, miku trajtohet si Perëndi

schedule18:14 - 24 Janar, 2024

schedule 18:14 - 24 Janar, 2024

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është një vend i sigurt për të gjithë vizitorët. Ai ka thënë se panairin kushtuar turizmit në Spanjë se asnjë vizitor nuk ka pasur probleme, pasi në vendin tonë miku trajtohet si Perëndi.

Sipas Ramës, turistët kur vijnë në Shqipëri thonë që nga Shqipëria i pëlqejnë njerëzit, ushqimi dhe siguria.

“Është në fakt mes gjërash të tjera një vend krejt i ndryshëm përsa i takon sigurisë. Do ju jap vetëm një shembull. Ne bazuar në një statistikë nga Bashkimi Europian, dalim vendi me numrin më të ulët për vjedhjen e shtëpive në Europë, ndërsa në numrin 1 është Britania e Madhe, ata thonë qe ka ndodhur se kemi vajtur ne.

Arsyeja numër dy është mikpritja. Ne ishim vend komunist dhe nuk kishim marrëdhënie me vendet e tjera në Europë sepse na quanin tradhtar. Por fakti që dolëm jemi hasur me situata të vështira, kurrë nuk ka ndodhur që një vizitor i huaj të ndihet i rrezikuar, vetëm në ndonjë rast të rrallë. Shtëpia e shqiptarit i përket zotit dhe mikut, prandaj miku në Shqipëri trajtohet si Perëndi. Turistët kur vijnë në Shqipëri thonë që nga Shqipëria i pëlqejnë njerëzit, ushqimi dhe siguria. Mendoj që në këtë drejtim jemi në rregull”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!