Shqipëria U19/ Bogdani shpall listën dhe ambiciet

schedule15:39 - 15 Mars, 2018

schedule 15:39 - 15 Mars, 2018

Trajneri i Shqipërisë U19, Erion Bogdani, shpalli listën e lojtarëve për miqësoret ndaj Kazakistanit. Bogdani është i kënaqur nga forma e lojtarëve dhe ka ambicie të mëdha në Europian.

Për këtë kategori thuhet se nuk vlen shumë rezultati.

Sidoqoftë, kombëtarja U19 përveçse për të gjetur lojtarë për të ardhmen, duhet edhe të kënaqë veten dhe tifozët, diçka që i pëlqen edhe trajnerit të saj, Erion Bogdani.

Ish-sulmuesi i kombëtares, rekordmen i golave të shënuar, do ta provojë ekipin e tij në dy miqësoret ndaj Kazakistanit, për të cilat shpalli edhe listën e lojtarëve të grumbulluar.

Bogdani tregon për ambiciet që ka.

Erion Bogdani: “Vjet ishte datëlindja ’99, këtë vit ishte mosha 2000. Dhe vjet në kualifikuese ishin 9 ose 10 lojtarë të moshës 2000. Pra unë i dhashë më shumë përparësi edhe moshës 2000 për arsye se kemi një grup ose se viti i futbollistëve të 200-shit janë futbollista që premtojnë. Edhe pse jemi kundër skuadrave të forta, sepse është Norvegjia, Ukraina apo Sllovakia do të pretendojmë që të të kualifikohemi”.

Dy javë më parë, Shqipëria U19 e Bogdanit arriti deri në finalen e turneut “Roma Kaput Mundi” në Itali, ku u mund nga Rumania me penallti.

Erion Bogdani: “Pres nga këto dy ndeshje që të konsolidojmë edhe stërvitjet siç i bëmë në Janar. Gjithashtu t’i japim përparësi ndeshjeve siç luajtëm në turneun e fundit “Caput Mundi”, ku skuadra lozi shumë mirë. Skuadra më pëlqeu. Skuadra në tre ndeshje bëri nëntë gola. Edhe pse u mund me penallti në finale kundër Rumanisë”.

Në ekip nuk është preferuar sulmuesi Ismet Sinani, që ka shënuar dy gola kohët e fundit me Milanin.

Erion Bogdani: “Nga grumbullimi parë, e deri në Tetor, ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje me Milanin dhe pastaj në Tetor luajti 10 minuta, ku bëri dhe një gol. Nuk po flasim për talent sepse edhe vetë historia e tij e tregon. Nuk është se ka lozur përherë titullar me Nilanin. Është futur 10 minuta, nuk është futur dy ndeshje”.

Miqësoret ndaj Kazakistanit luhen në 24 e 27 Mars, në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjes, ndërsa në listën prej 25 lojtarësh të shpallur nga Bogdani ka 10 lojtarë nga kampionati shqiptar, me të tjerët që vijnë nga vendet e tjera të Europës.

Eleminatoret e Europianit të moshës nisin në muajin Tetor./abcnews.al