Kombëtarja Shpresa do të përballet me Republikën Çeke në orën 19:00, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Europianit për 21-vjeçarët.
Aktualisht, skuadra kuqezi renditet në vendin e tretë në Grupin G me nëntë pikë, teksa çekët kryesojnë me 13 pikë. Sakaq, tekniku Bushi ka përzgjedhur formacionin titullar ku ekipi Shpresa ku Muçi dhe Cara rreshtohen në sulm, por që pas shpine do të kenë edhe mbështetjen e Karricës.
Nga ana tjetër, një fanellë titullari i është rezervuar edhe portierit të Dinamos, Simon Simoni, si dhe Ismajlgecit të Tiranës dhe Markut të Partizanit.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria U21: Simoni, Ndrecka, Mitaj, Kalaj, Ismajlgeci, Marku, Çelhaka, Kraja, Muçi, Karrica, Cara. Trajner: Alban Bushi
Republika Çeke: Kovar, Fukala, Hranac, Vittik, Gabriel, Valentta, Kaloc, Zamburek, Ostrak, Sejk, Sulc. Trajner: Jan Suchoparek. /f.a/abcnews.al