Shqipëria U-19 nuk fal as Maltën, “legjionarët” e vegjël triumfojnë në miqësoren e dytë radhazi

schedule14:26 - 26 Mars, 2023

schedule 14:26 - 26 Mars, 2023

Shqipëria U-19 zhvilloi paraditen e kësaj të diele ndeshjen e dytë miqësore kundër Maltës.  Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Armando Cungu u mundën nga vendasit me rezultatin e ngushtë 2-1, në takimin e zhvilluar stadiumin ‘Tony Bezzina’ në Maltë.

Për miqësoren e sotme, tekniku Cungu vendosi të hidhe një 11-she të përafër me atë të djeshmint, ku në portë është vendosur Elliot Krasniqi, ndërsa rreshtimi vazhdon më tej me Arlind Kurtin, Elton Fikajn, Ervin Bashin, Ardit Nuredinin, Orgito Rucin, Erald Krasniqin, Gent Elezajn, Adijat Seferin, Lorent Tallan, Samuele Kasan.

Të parë në avantazh kaluan maletezët që në minutën e 7’-të të sfidës, me Birdgman që gjendet i pambuluar mirë në zonën tonë të rreptësisë gjatë një goditjeje dënimi dhe dërgon topin në rrjetë, mirëpo nuk mbaron me djemë e Cungut që nuk dorëzohen dhe në fund të pjesës së parë Elezaj ndëshkon maltezët duke shkuar në pushimin e pjesës së parë me rezultati 1 me 1.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, trajneri Cungu bën disa zëvendësime në fushë. Kuqezinjtë krijojnë disa raste të pastra për Shqipërinë, por ajo që mungon është vetëm finalizimi. 10 minuta para fundit të takimit, vendasit realizojnë edhe golin e dytë, duke vulosur rezultatin me shifrat 2-1.

Kjo ishte miqësorja e dytë në pak ditë për Shqipërinë U-19, teksa në ndeshjen e parë triumfuan me rezultatin 2-0. Këto ndeshje miqësore ndaj Maltës shihen si shumë të rëndësishme nga stafi i ekipit kombëtar U-19, për të konsoliduar grupin dhe për të testuar lojtarët të rinj që vijnë në kombëtaren U-19.  /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!