Shqipëria tronditet nga 7 tërmete

schedule22:47 - 21 Shtator, 2019

schedule 22:47 - 21 Shtator, 2019

Tërmeti më i fuqishëm këtyre 30 viteve të fundit shkaktoi dëme të mëdha në Tiranë dhe Durrës. Shumë pallate, shtëpi dhe biznese u dëmtuan duke krijuar panik dhe frikë tek të vendit. Për të monitoruar situatën në të gjithë vendin janë ngritur shtabet e Emergjencave.

Tërmeti i fuqishëm që tronditi kryesisht Shqipërinë e mesme shkaktoi dëme të shumta materiale në Tiranë dhe Durrës. Në redaksinë e lajmeve të ABC News mbërritën foto dhe video të shumta nga momenti rënies së tërmetit.

Banesa dhe biznese pësuan dëme në zona të ndryshme të Tiranë. Kjo banesë në Domje afër Rinasit u dëmtua plotësisht. Durrësi ishte epiqendra e tërmetit ku edhe dëmet ishin më të shumta.

Frikë, panik dhe ankth te Shkëmbi i Kavajës. Disa pallate u pësuan plasaritje në muret e jashtme dhe të brendshme.  Shumë shtëpi të shembura pjesërisht, duke i bërë të pabanueshme.

Por tërmeti më i fortë i dekadave të fundit preku edhe zonat e tjera të vendit si Lushnjë, Lezhë, Korçë, Bulqizë, Gjirokastër, Shkodër,Fier dhe Elbasan. Ndërkohë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një bilanc paraprak për dëmet e tërmetit bëri të ditur se ku janë zonat më të prekura.

Tërmeti me magnitudë 5.8 Rihter dhe intensitet rreth 8 ballë e pati epiqendrën ne veri të Durrësit, afër Kepit të Rodonit./ABC News albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!