“Shqipëria sot kryeqyteti i Europës”, Balluku pas takimit me komisionerin e BE-së për zgjerimin: Fokus të veçantë për projektet strategjike

schedule12:26 - 16 Tetor, 2023

schedule 12:26 - 16 Tetor, 2023

Ministrja e i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njëherësh zëvendëskryeministre  Belinda Ballaku, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka bërë me dije se ka zhvilluar një takim me Komisionerin e BE për Zgjerim, Oliver Varhely.

Balluku theksoi se i shpreh mirënjohjen Komisionerit Varheley për të gjithë mbështetjen që ka dhënë gjatë procesit të njohjes zyrtare të Korridorit Vlll.

STATUSI:

Sot Shqipëria është kryeqyteti i Europës. Bashkë me Komisionerin e BE për Zgjerimin, Olivér Várhelyi përfituam për të biseduar intensivisht mbi ecurinë e procesit të integrimit, me fokus të veçantë tek projektet strategjike, të rëndësishme për zhvillimin e vendit, por edhe të rajonit. I shpreh mirënjohjen time Komisionerit Varhelyi për të gjithë mbështetjen që na ka dhënë gjatë procesit të njohjes zyrtare të Korridorit VIII.

#BerlinProcessnAL

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!