Shqipëria si Palermo e viteve ‘70, 4 të vrarë në më pak se 24 orë

schedule10:33 - 18 Gusht, 2022

schedule 10:33 - 18 Gusht, 2022

SHQIPËRI – Ngjarjet e fundit që kanë tronditur Shqipërinë në 24 orët e fundit, të kujtojnë Palermon  e viteve 70”, ku krimi ishte shtrirë në të gjithë vendin.

Në më pak se 24 orë 4 persona janë vrarë në qytete të ndryshme. Dy të fundit u qëlluan me breshëri arme në aksin Vlorë-Levan. Viktimat lëvizin me një makinë “B -Class”, ndërsa makina e atutorëve u ka dal paralel dhe ka hapur zjarr ndaj tyre duke i lënë të vdekur në vend. Si pasojë makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Vetëm pak pas ngjarjes një makinë u gjet e djegur e cila dyshohet se u përket autorëve të krimit. Viktimat dhe autorët ende nuk janë identifikuar.

Kujtojmë se dy krime të tjera ndodhën në Sarandë dhe në Vlorë mbrëmjen e djeshme. Në Sarandë u vra një 41-vjeçar nga dy vëllezër kamarier që punonin në një hotel. Policia njofton se në pranga kanë rënë dy vëllezërit Xhanelo Tarja e Xhoi Tarja të cilët ishin të punësuar tek një hotel në zonën ku ndodhi krimi. Po ashtu në pranga ka rënë edhe Genci Ahmeti, i cili sipas policisë nuk ka treguar se çfarë ka ndodhur duke tentuar që të fshehë ngjarjen kriminale. Sherri mësohet se ka ndodhur për një vend parkimi mes viktimës dhe njërit prej vëllezërve Tarja të cilët ishin punësuar përkohësisht në Sarandë. Pasi sherri ka përfunduar në përleshje dy vëllezërit kanë qëlluar me thikë 41-vjeçarin Klodian Bakiu, i cili si pasojë  e humbjes së madhe të gjakut ka ndërruar jetë.

Në Elbasan, vetëm 18-vjeç është autori i dyshuar i vrasjes së Madrit Ulqinakut mbrëmë. Policia ka dhënë detajet. Gjatë kontrollit fizik, 18-vjeçarit iu gjetën një mjet prerës (thikë) dhe një dorezë metalike. Madrid Ulqinaku, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit nga një 18-vjeçar është babai i një vajze të vogël. Kjo është hera e dytë që familja e Ulqinakut përballet me një tragjedi të tillë. Në trazirat e 1997, i është vrarë edhe një djalë tjetër, vëllai i Madrid Ulqinakut.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!