Mbrëmjen e djeshme, të 13 majit u mbaj gjysmëfinalja e parë e Eurovision 2025, ku Shqipëria u kualifikua në finalen e madhe që do mbahet më 17 maj.
Vendi ynë përfaqësohet këtë vit nga “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm”, një këngë me nota atdhetare dhe patriotike. Në çdo rresht këndohet për Shqipërinë dhe promovohen vlerat e saj.
E performuar në versionin e saj origjinal në këngën shqip, “Zjerm” i Shkodrës Elektronike, duket se i “vuri flakë” skenës së madhe të Eurovision. Shqipëria do të shkojë në finale, krah 9 shteteve të tjera: Norvegjisë, Suedisë, Islandës, Holandës, Polonisë, Estonisë, Portugalisë dhe Ukrainës.

Nata e parë gjysmëfinale e Eurovision u karakterizua nga emocione, dinamika dhe simbole atdhetare. Të frymëzuar nga legjenda e Rozafës, dy këngëtares e “Shkodrës Elektronike”, Kolë Laca dhe Beatriçe Gjergj ngjitën në skenën e madhe të yjeve të muzikës simbolet shqiptare.
Pas kualifikimit të Shqipërisë në Eurovision, reagimi i parë erdhi nga kryeministri i vendit Edi Rama.
““Zjerm në finalen e 17 majit në Eurovision! SHNDRIT, SHNDRIT, SHNDRIT!”, ka shkruar Rama teksa shkëputa frazën “shndrit” nga teksti i këngës.

Gjysmë finalja e dytë e Eurovision-it 2025 do të mbahet më 15 maj. Performanca e Shqipërisë në këtë edicion të 69-të të Eurovision ka “rrëmbyer” zemrat e një publiku shumë të gjërë.
Për këtë mjafton që të sjellin në rikujtesë sondazhet të cilat e renditën Shqipërinë në top-vendet më të pëlqyera, duke i garantuar edhe kualifikimin në finale.

Dhe ja ku ndodhi… Shkodra Elektronike tashmë është në finale!/abcnews.al

