44 të shtruar, 10 janë keq: Si paraqitet gjendja e të sëmurëve me koronavirus

schedule12:20 - 20 Prill, 2020

schedule 12:20 - 20 Prill, 2020

ISHP ka njoftuar ditën e sotme se nga 231 të sëmurë aktivë të infektuar me koronavirus në vendin tonë, numërohen të shtruar në spital 35 prej tyre.

Në spitalin Infektiv vijojnë të marrin trajtim mjekësor 35 pacientë, ndër ta 5 janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar, 5 prej të cilëve në terapi intensive në gjendje të rënduar.

Në total në të dy spitalet Covid janë duke u trajtuar 44 pacientë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 22 raste të reja me koronavirus duke çuar shifrën totale të të infektuarve në 584 persona.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!