Shqiperia që duam/ Nga formacioni te loja, “metamorfoza” kuqezi solli suksesin

schedule17:16 - 15 Tetor, 2024

schedule 17:16 - 15 Tetor, 2024

Nga Tirana, në Tbilisi, duke kaluar nga Praga. Udhëtimi i kombëtares së Shqipërisë në gjatë 34 ditëve në tre ndeshjeve në Ligën e Kombeve kaloi në një rrugë plot ulje-ngritje, humbje zhgenjyese dhe një fitore të madhe, mes kritikash dhe elozhesh.

Por më e rëndësishmja mes një transformimi, në formacion dhe lojë.

Ky ndryshim konfirmohet nga statistikat dhe numrat nuk gënjejnë.

Nëse në dy ndeshjet e para, që u mbyllën me humbje kundër Gjeorgjisë në Tiranë dhe Çekisë në Pragë ishin përfundimi i një loje pa ide, grintë dhe shënjestër, kuqezinjtë u shdërruan në sfidën e fundit.

Kështu, në dy përballjet paraardhëse të besuarit e Silvinjo regjistruan vetëm 15 aksione, 8 kundër Gjeorgjisë dhe 7 kundër Çekisë, ndërsa vetëm një herë arritën të dërgojnë topin në katërkëndëshin e kundërshtarëve.

Po ashtu edhe detajet e tjera të lojës, si kontrolli i topin apo numri i pasimeve la për të dëshiruar.

Të gjitha këto u harruan në sfidën e Tbilisit. Ndryshimet në formacion dhanë efektin e dëshiruar, duke shfaqur një Shqipëri tjetër në fushën e lojës.

Një përfundim që konfirmohet jo vetëm nga fitorja 1-0, por sërish nga statistikat.

Shqipëria regjistroi 10 raste për gol, goditi katër herë portën dhe kishte një saktësi me më shumë se 85% në pasime.

Të gjitha këto sollën suksesin kundër Gjeorgjisë, që e kthen kombëtaren kuqezi bindshëm në lojë për vendin e parë në grupin B1. Silvinjo dhe të besuarit e tij kanë edhe avantazhin fushë në dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, pasi kundër Çekisë dhe Ukrainës do të lujanë në “Air Albania”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!