Shqipëria që duam, “metamorfoza” kuqezi solli suksesin/ Pano: Ekipi kishte dëshirë për të fituar. Tahiri: Ndryshimi ishte taktika e Sylvinho

schedule22:16 - 20 Tetor, 2024

schedule 22:16 - 20 Tetor, 2024

Në një pozicion të tillë kemi qenë edhe më parë.

Kombëtarja shqiptare i ka tani të gjitha letrat në rregull për të pretenduar vendin e parë në grupin E të Ligës B së Nations League, dhe për të synuar objektiva të mëdha.

Fitorja 1-0 në Gjeorgji, tepër e vështirë e deri diku edhe me fat, sikur e transformoi plotësisht atmosferën rreth ekipit kuqezi.

Mbi këtë temë u fol edhe në studion e “E Diela Sprint”, nga gazetari Maks Tashi, në ABC News, ku të ftuar ishin trajnerët Ledjo Pano, Ermal Tahiri, Ardjan Mema dhe gazetari, Nertan Prifti.

Ledjo Pano: Balliu, Tuci, Ajeti ishin ndryshime të mira. Dhanë një ton tjetër në lojë, pasi të tre bënë mir dhe treguan se janë të domosdoshëm për ekipin, treguan që trajneri mund të ketë besim në linjat e dyta.

Ishte një fitore e madhe në Gjeorgji. Kundërshtari kishte të njëjtin stil loje si Çekia, por duke na mundur në Tiranë menduan se do ta kishin më të lehtë. Nuk rrezikuan shumë, sidomos në pjesën e parë, gjithësesi këtë herë ndihej që ekipi ynë kishte dëshirën për të fituar

Ermal Tahiri: Dëshira nuk diskutohet, por unë mendoj se ndyrshimi ishte takstia e përdorur nga Sylvinho. Ai u mbyll mbrapa linja ishin më të shkurtra. Përdori mirë Balliun. Balliu ishte një ndryshim prefekt i dha hov Kombëtares.

Lojtarin më të mirë të Gjeorgjisë e mbuluan saktë çdo herë.

Ajeti ishte në top formë, Tuci luajti shumë mirë ishte protagonist edhe në golin e Asllanit, dha asist.

Mjafton të jemi me këmbë në tokë. Ndaj ekipeve të nivelit tonë mund të zgjedhin çfarë do taktite por e rëndësishme është të jemi me këmëbë në tokë. Kësaj radhe ishim më kompakt në lojë dhe kundërsulmet tona rezultuan fatale, ndikim pati edhe nevoja e madhe për fitore. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!