Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesëve Shqiptarë, Arben Shkodra i ftuar në “ABC e mëngjesit” të Enkel Demit ka komentuar detaje të rëndësishme rreth panairit “Shqipëria punon tokën”.
“Jemi partner të Ministrisë së Bujqësisë, bëhet një panair si edicion i tretë në të cilin do të paraqiten produktet tona. Ky panair therret mbi 400 pjesëmarrës. Ka një rrugëtim të gjithë kulinarisë shqiptare”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë.
Për Shkodrën ky edicion është një takim mes konsumatorit dhe prodhuesit, i cili synon që të rikthehet besimi i humbur i konsumatorëve.
“Do të ekspozohen produktet, konsumatorët duhet të shohin se ka industri prodhuese, siguria ushqimore është një avantazh konkurrues për ne”, tha Shkodra./abcnews.al