Shqipëria po “shkrin”, tkurret ndjeshëm popullsia, në fshatra vetëm të moshuar

schedule16:02 - 12 Maj, 2022

schedule 16:02 - 12 Maj, 2022

Popullsia e Shqipërisë po tkurret me shpejtësi, ku prej muajsh tashmë numri i vdekjeve është më i madh se i lindjeve për një mori faktorësh, ku kryesore duket të jetë niveli i lartë i emigracionit. INSTAT ka publikuar sëfundmi treguesit demografikë të vendit për tremujorin e parë të këtij viti duke konfirmuar një ulje të numrit të popullsisë së Shqipërisë me 1 882 banorë.

Më konkretisht, sipas INSTAT, gjatë periudhës janar-mars 2022 në Shqipëri lindën 6 056 fëmijë, ndrësa vdiqën 7 938 persona me një diferencë prej -1882 banorësh, përveç atyre që kanë emigruar, shkruan abcnews.al.

Ky trend i tkurrjes së popullsisë vijon që prej tremujorit të katërt të vitit të shkuar, ndërsa është në të njëjtët nivele të periudhës kur pandemia ishte në kulmin e saj dhe vendi u përball më rreth 12 mijë të vdekur për shkak dhe si pasojë e ndikimeve të pandemisë.

Fakt është se përveç Tiranës dhe Kukësit që kanë një shtesë të moderuar të popullsisë, të gjithë qarqet e tjera përballen me tkurrje të numrit të banorëve. Qarqet më problematike janë Korça, Vlora, Elbasani dhe Fieri. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!