Shqipëria po përgatitet për integrimin ekonomik, Arben Shkodra: Këshilli Ekonomik Kombëtar ka nisur që vjet projektin

schedule20:53 - 25 Prill, 2025

schedule 20:53 - 25 Prill, 2025

Shqipëria po përgatitet jo vetëm për mbylljen e negociatave në vitin 2027 për integrimin në Bashkimin Europian, por gjithashtu përgatitet edhe për një integrim ekonomik në tregun ndërkombëtar. Ndikimin më të madh të së cilës do e ndjejnë bizneset, pasi u duhet t’u përshtaten standardeve dhe kushteve të bizneseve të vendeve të BE.

Lidhur me këtë sekretari i përgjithshëm i Këshillit Kombëtar Ekonomik, Arben Shkodra tha në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, se është detyra e shtetit që të udhëheqë një program qeveritar për integrimin ekonomik dhe orientimin e bizneseve. Duke i ardhur në ndihmë qeverisë si një identitet Arben Shkodra tha se Këshilli Ekonomik Kombëtar ka nisur që vjet projektin dhe “workshop-et”.

“Qeveria ka një detyrë për të udhëhequr një program qeveritar për procesin e integrimit ekonomik,  biznesi vetë nuk e bën dot vetë. Janë organizata në mbështetje ose përfaqësuesit e biznesit që merren dhe kontribuojnë, por natyrisht dhe identitete të tjera siç është Këshilli Ekonomik Kombëtar, që duhet të kenë një rol të madhe për dialogimin e këtij dialogu, të ndërgjegjësojmë masë për këtë proces. Ne kemi filluar që vjet një projekt të tillë, në fillim me “workshop-e” dhe më pas jemi angazhuar për t’u treguar sipërmarrësve se si të veprojnë dhe të përfitojnë nga ky proces”, tha Arben Shkodra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!