Shqipëria plot me “shtëpi bari”, Artan Hoxha: Metodat që po përdorin për të mos rënë në sy

schedule13:23 - 11 Mars, 2022

schedule 13:23 - 11 Mars, 2022

Kohët e fundit Shqipëria po përjeton një fenomen tjetër të kultivimit të kanabisit, atë në ambiente të mbyllura apo siç njihen ndryshe “shtëpitë e barit”.

Duke folur për këtë fenomen gazetari investigativ Artan Hoxha, shprehet se kriza po e favorizon kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura.

Hoxha ka shtuar se tashmë trafikantët shqiptar kanë investuar me mjete të sofistikuara për të mos u kapur nga policia. Sipas tij, inxhinerë elektrik po përdoren për të kryer lidhjet në shtëpitë e barit. Po ashtu një investim tjetër sipas Hoxhës është ai i llambave që nuk harxhojnë shumë energji në mënyrë që të mos kuptohen.

“Janë kapur me dhjetëra shtëpi bari. Këtë vit kultivimi i kanabisit favorizohet dhe nga kriza. Shumë shqiptarë janë larguar që andej dhe kanë ardhur në Shqipëri. Ne kemi ndjekur rrugën e harxhimit të energjisë. Kishte lidhje nga inxhinierë të OSHEE dhe të bënte instalimet elektrike për të mos ardhur OSSHE. Ka ardhur llamba që nuk harxhojnë shumë. Është edhe fakti se sa kollaj gjendet ky lloj kanabisi. Shtëpitë e barit po punojnë. Nëse gjendet kollaj kanabisi. Tregu është testi më i saktë.” tha Hoxha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!