Shqipëria pjesë e unionit për mbrojtjen e natyrës, Rama: Rojtare e xhevahireve tona!

schedule15:13 - 2 Janar, 2024

schedule 15:13 - 2 Janar, 2024

Ky vit e gjen Shqipërinë anëtare me të drejta të plota në Unionin Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Natyrës.

Kryeministri Edi Rama ndau në  rrjetet sociale videon me bukuritë  natyrore të vendit tonë shoqëruar me  mesazhe sensibilizuese për ruajtjen e mjedisit. Shefi i qeverisë shkruan;  “me urimin e bukur nga Agjencia Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, rojtare e xhevahireve tona natyrore, për një vit të mbarë që e gjen Shqipërinë anëtare me të drejta të plota në Unionin Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Natyrës, ju uroj një ditë të paqtë”.

Anëtarësimi për herë të parë i Shqipërisë si shtet i jep mundësinë vendit tonë të shkëmbejë përvoja për zhvillimin e qëndrueshëm dhe  mbrojtjen e mjedisit. Kthimin e zonave të mbrojtura jo vetëm në vlerat e ekosistemin, por dhe destinacione turistike natyrore.

Me qëllim zgjatjen e sezonit turistik përtej verës dhe shtrirjen e tij në territor më të gjerë.

Janarin e vitit 2022 Qeveria rriti sipërfaqen e zonave të mbrojtura nga 17% në 21.5%.  Më pas shpallja e Parkut kombëtar të Porto Palermos dhe kthimi i Vjosës Park Kombëtar  shtoi më tej këtë sipërfaqe.

/abcnews.al/