Për zv/kryeministren, njëherësh ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, Shqipëria është tashmë një partner besueshëm. Në prezantimin e parkut eolik të Tropojës, Balluku shprehu një falenderim për të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, vecanërisht SHBA për angazhimin dhe nxitjen e vazhdueshme të investimeve amerikane në energji.
“Ne nuk po ndërtojmë thjesht projekte për të sotmen, ne po ndërtojmë themelet e një sistemi energjitik që do t’i shërbejë dekadave që do të vijnë, një sistem që vendos në qendër qendrueshmërinë. Furnizon ekonominë dhe na afron me objektivat europianë. Shpreh mirënjohjen time për SWP, për besimin e treguar, durimin dhe punën e përbashkët në këto të dy vite. MIE do të jetë në krahun tuaj, tani me marrjen e autorizimit për ndërtimin e parkut eolik të Tropojës. Falenderim për të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, vecanërisht SHBA për angazhimin dhe nxitjen e vazhdueshme të investimeve amerikane në energji.
Projekte si parku eolik i Tropojës, janë dëshmia më e qartë se Shqipëria nuk ndodhet më në fazën e premtimve por në fazën rezultateve konkrete. Rezultate mbi të cilat mund të mbështetet me besim cdo investitor i huaj në vendin tonë. Shqipëria është një vend i hapur për investime serioze dhe partneritete strategjike. Shqipëria është një partner i besueshëm dhe po ecën me hapa të sigurt drejt të një të ardhme energjitike të qëndrueshme të fortë dhe europiane.” u shpreh Balluku./abcnews.al


