“Shqipëria ofron stërvitje me kushte optimale”, Rama nderon medalistët e Lojërave Olimpike: Mbështetje të sigurt për sportin!

schedule10:41 - 4 Shtator, 2024

schedule 10:41 - 4 Shtator, 2024

Gjatë ceremonisë së nderimit të medalistëve të Lojërave Olimpike, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të ofrojë mbështetje të sigurt për sportin.

Po ashtu kreu i qeverisë tha se vendi ynë ofron stërvitje me kushte opitimale.

Sakaq Rama u ndal te Federata e Peshëngritjes, ku tha se i ka dhënë vendin tonë 5 medalje ari gjatë këtij viti.

Ka ardhur koha tu japim atyre që djersinin më shumë se të tjetër… jo vetëm mundësi për tu stërvitur në kushte optimale, por edhe një qëndrueshmëri të jetës së tyre edhe pas aktiviteteve sportive. Shqipëria u ofron sportistëve kushte që kurrë me parë nuk i kanë pasur. Në një kuptim ky është fat, por në një kuptim tjetër duhet adresuar çështja e hudhrave pasi ka të bëjë me informacionin. Ne nuk kishim pse të gëzoheshim për këto medalje se nuk ishin të tonat, të Shqipërisë. Këto ishin medalje që na erdhën si rezultate i dy djemve që erdhën nga larg, u gjetën rastësisht në Shqipëri dhe në rrugë kapën autobusin e skuadrës olimpike dhe shkuan në Francë, dolën atje, 8iu rrahën me ca dhe morën medaljen. Këtu janë medaljet e Shqipërisë në kampionate të ndryshme.

Në tre vite Shqipëria ka marrë 538 medalje. Janë medalje të niveleve të ndryshme. Shqiptarët e të gjitha moshave kanë garuar me të tjerë, këtu në Ballkan dhe më gjerë.

Mua më vjen jashtëzakonisht mirë që të them që po të shohësh medaljet e peshëngritjes, federata që punon shumë, dëgjohet pak dhe më pas harrohet nga injoranca dhe qëllimisht deri diku. I ka sjellë Shqipërisë një numër të konsiderueshme medaljesh. Në medsaljet e vitit 2024 Federata e Peshëngritjes i ka sjellë Shqipërisë 5 medalje ari. Në total janë 12 medalje brenda këtij viti. Duhet thënë që këto medalje janë dallëndyshet e para të një historie që do sjellë medalje të reja.

Ne jemi një vend që për 23 vite deri kur ne kemi ardhur në qeveri kishin ndërprerë fizkulturën. Mësuesit e fizkulturës ishin lënë rrugëve, të gjitha disiplinat sportive ushtroheshin nga pasioni i njerëzve që donin të mbanin gjallë sportin.“, u shpreh Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!