TIRANË- Analisti i njohur, Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story” theksoi se në Shqipëri nuk ka opozitë, pasi asaj i mungon përfaqësimi në elektorat.
Ai theksoi se Rama dhe Partia Socialiste po bën rolin e të majtës dhe të djathtës.
“Realisht ne kemi një opozitë, kemi një opozitë që nuk mund të na thotë askush se nuk e keni, por realisht nuk e kemi dhe këtë gjë e ka kapur shumë mirë Edi Rama, i cili po bën punët e vendit.
Ka marrë përsipër të jetë dhe mazhorancë dhe opozitë dhe oponencën e ka bërë vetë brenda në Parlament dhe brenda PS. Ka marrë përsipër që të jetë dhe e majtë dhe një e majtë. Ka kryer të gjitha punët e një të djathte”, theksoi ai.
Analisti komentoi dhe postin e deputetit, ndërsa tha se ky titull duhet vlerësuar në tërësi, sepse ka një mision, që përfaqëson interesin e qytetarëve.
“Unë e admiroj deputetin, e çmoj shumë.. Se kush është pastaj në emër të përveçëm është tjetër gjë.
Deputetët mbeten deputetes, sidomos deputetë që janë më kredenca. Nuk janë të gjithë deputetë dhe këto njerëzit e politikës në nivele të caktuara.
Në 1992 kishim 42 profesorë dhe doktorë, por sa vlejtën? Parlamentari ka një ndërgjegje tjetër.”, theksoi ai./abcnews.al