Shqipëria nuk bie nga kategoria

schedule13:46 - 20 Nëntor, 2018

schedule 13:46 - 20 Nëntor, 2018

Pavarësisht nga vendi i fundit në grup, Shqipëria nuk do të bjerë nga kategoria në Ligën e Kombeve. Ekipi përfaqësues do të luajë në nivelin C, edhe edicionin e ardhshëm.

Pavarësisht se është keq, këtë herë nuk e preku fundin. Shqipëria nuk do të bjerë nga kategoria në Ligën e Kombeve, për shkak të formatit të kompeticionit. Ekipi kuqezi doli vërtet në vend të tretë, por duke pasur tri pikë, më mirë sesa dy ekipe të tjerë të vendeve të treta, Mali i Zi e Qipro. Malazezët kanë mundësi të shpëtojnë nëse marrin pikë në ndeshjen e sotme ndaj Rumanisë, por qipriotët nuk kanë më asnjë shans.

Humbja 0-2 e pësuar nga Norvegjia bëri që skuadra ishullore të përfundonte grupin me 5 pikë, por që quhen vetëm 1 pikë, pasi 4 të tjera i ka marrë ndaj ekipit të vendit të fundit, Sllovenisë. Kjo do të thotë se Shqipëria do të luajë edhe edicionin tjetër në nivelin C të Ligës së Kombeve, ashtu si edhe këtë sezon. Si skuadra të vendeve të fundit, u zbritën në nivelin D tre skuadra të vendeve të katërta, Estonia, Lituania dhe Sllovenia.

Janë përcaktuar po ashtu skuadrat që bien nga kategoria në nivelin elitë, dhe bien më shumë në sy, kombëtare të tilla sjo ajo e Gjermanisë, ish-kampione e botës, dhe e Kroacisë, nënkampione e botës në fuqi, që herën tjetër do të luajnë në ligën B./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!