Mediat e huaja vijojnë ti bëjnë jehonë bukurive të natyrës shqiptare. Këtë radhë është media e njohur italiane Tendence Di Viago e fokusuar në promovimin e turizmit e cila i ka kushtuar vendit tonë një artikull. “Tendenze di Viaggio” e ka renditur Shqipërinë mes pesë destinacioneve më të bukura dhe të lira në Evropë për pushime në 2024.
Jeni duke kërkuar për një destinacion ku të kaloni pushimet pa shpenzuar shumë? Për të gjithë të interesuarit për të pushuar ekzistojnë ende vende, disa prej të cilave ndodhen shumë pranë, ku mund të kaloni pushimet tuaja të shumëpritura me shumë pak shpenzime nga sa e imagjinoni.
Në të thuhet se Shqipëria është një perlë e fshehur e Evropës me brigje mahnitëse, vende arkeologjike dhe këto kundrejt çmimeve shumë konkurruese. Shqipëria ofron kosto edhe më të ulëta për akomodim dhe ushqim se shumë vende të tjera evropiane, me akomodim me cilësi të mirë duke filluar nga 15-20 euro nata. Në shkrim i rekomandohet vizitorëve Italian që të shijojnë shëtitjet në parqe kombëtare , të vizitohen kështjellat dhe rrënojash antike. Në fokus të veçantë janë edhe plazhet e jugut. Përgjatë rivierës Shqiptare shkruan “Tendence di Viago” duhet të eksploroni rrënojat e Butrintit, një vend tjetër i UNESCO-s, ose shijoni ujërat e pastra të Ksamilit. Në vëmendje është edhe kryeqyteti ku mund të vizitohen shumë vende historike ndërsa ofron edhe jetë të gjallë nate.
Një këshillë për turistët është se Shqipëria është ideale për ata që udhëtojnë me makinë, me rrugë që ofrojnë pamje spektakolare dhe mundësi për të eksploruar fshatra të vegjël gjatë rrugës./abcnews.al