Në Luksemburg po mbahet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Këtë të martë, Shqipëria hap negociatat me Bashkimin Europian për grup kapitullin e parë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, dhe Komisioneri I BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi zhvilluan një deklaratë e përbashkët për mediat.
Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama u shpreh qartë se rruga e Shqipërisë është ajo drejt BE.
“10 vite kanë qenë një rrugë e gjatë, kur mendoj që Shqipëria ka dyfishuar PBB e saj, ka dyfishuar pagën mesatare në sektorin publik. Ka ulur borxhin nën 60%. Ka rritur investimet e huaja direkte. Është shndërruar në destinacionin më në modë. Kemi pasur 10 milionë. Por tashmë kemi shumë gjëra të reja. Plani I ri I rritjes është pjesë e kësaj. Vetëm të qenit pjesë në fund të këtij viti dhe duke nisur nga fillimi vitit tjetër që të jemi pjesë e përbashkët, ky është vetëm një nga shumë gjërat që mund të merren parasysh apo të llogariten. Tri herë njëra pas tjetrës u poshtëruam, por pastaj dinamikat ishin të tilla që tri herë u poshtëruam, por ajo që nuk të vret të bën më të fortë. Ne kemi dalë më të fortë nga kjo. E dimë që rruga përpara është e gjatë, e dimë këtë. Por për ne nuk ka rrugë, tjetër, nuk ka vend tjetër, dhe nuk ka të ardhme tjetër. Të gjithë duhet ta kuptojnë kur shqiptarët bien në dashuri nuk i ndal dot kush”, tha Rama.