Një i plagosur nga tërmeti që ndodhej në Spitalin e Traumës në Tiranë ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit, duke e çuar në 25 bilancin e viktimave. Të plagosur nga tërmeti janë më shumë se 600 persona, ndërsa që prej mëngjesit të djeshëm dhe deri sot 27 nëntor raportohet se janë regjistruar mbi 300 lëkundje.
Vendi sot është në zi kombëtare në nderim të viktimave të tërmetit të 26 nëntorit.
Në të gjithë institucionet, flamuri shqiptar është ulur në gjysmë shtizë.
Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit. Bilanci i viktimave është 25, por për fat të keq pritet të rritet, pasi ka ende persona nën rrënoja.
Tërmeti goditi kryesisht qytetin e Durrësit dhe zonën e Thumanës ku u shembën disa pallate./abcnews.al