Shqipëria në takimin e Vilniusit/ Dobi: Vendi ynë mori përsipër angazhimin e plotë të Europol

schedule17:39 - 7 Shtator, 2024

schedule 17:39 - 7 Shtator, 2024

Shqipëria mori pjesë në Konferencën e Ministrave të Drejtësisë, që u mbajt në Vilnius gjatë datave 4-5 Shtator.

Zëvendësministri i Drejtësisë Tedi Dobi në një intervistë për “News Line” në ABC Neës, u shpreh se Shqipëria mori përsipër angazhimin e plotë të Europol.

Ndër të tjera ai theksoi se Konventa është lajm i rëndësishëm për vendin tonë, pasi pjesë e saj do të jenë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Elementë të rëndësisë që u diskutuan, ku Shqipëria mori përsipër angazhimin e plotë në mënyrë që të japi ekspertizën e duhur. Pjesë e diskutimeve është për adresimin e situatës përmes një instrumenti që mund të ishte Gjykata Speciale për Ukrainën.

Veçantia është që pjesë janë dhe SHBA-të, kanë rol të rëndësishëm. Fakti qe janë pjesë dhe ndërtojnë sinergji është shumë e rëndësishme.

Tjetër risi është fakti që sjell një përkufizim të plotë të Inteligjencës Artificiale. Element tjetër i rëndësishëm që Inteligjenca Artificiale të mbajë për bazë demokracinë. Kemi parë që është përdorur për dezinformim. Nuk do vendosen elemente shumë teknike. Inteligjenca Artificiale duhet t’i shërbejë individit dhe të dhënat të jenë në qendër të mbrojtjes.”, u shpreh ai.

Po ashtu Dobi foli për kontrollet që Ministria e Drejtësisë ka ushtruar nga noterëve, ku u shpreh se “Jam krenar që nga viti 2018 ka një ligj të ri për noterinë. Element i rëndësishëm i këtij ligji është që kontrollet janë bërë pjesë e një skeme kontrolle. Një herë në katër vjet do ketë kontroll të hollësishëm. Në bazë të problematikave mund të bëhen dhe hetime të thelluara”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!