Shqipëria në pritje të shortit/ Euro 2024, goglat në Hamburg të Gjermanisë në 2 dhjetor. Kombëtarja, në vazon e dytë nëse del e para në grup

schedule15:00 - 18 Nëntor, 2023

schedule 15:00 - 18 Nëntor, 2023

Futbolli do të hyjë në majë të gishtave në këtë mrekulli.

Shorti për finalet e Europianit hidhet pikërisht në sallën e shkëlqyer të “Filarmonisë” së Hamburgut, një kryevepre arti në brigjet e lumit Elba, që kushtoi plot 870 milionë euro.

Këtu, Shqipëria do të mësojë fatin e saj, për të dytën herë në Olimp pas asaj të Euro 2016-ës.

Shorti do të hidhet në 2 dhjetor të këtij viti, në orën 18:00, në praninë e delegacioneve të 24 Federatave, ndërsa kombëtaret do të ndahen në 4 vazo.

Shqipëria sipas të gjitha gjasave do të jetë në vazon e dytë, pasi vendin e parë në grupin tonë e kemi shumë afër.

Skuadra e trajnerit Silvinjo lë pas gjithë rivalët edhe me një barazim ndaj Ishujve Faroe, ndërsa me fitore do të ishte mbyllja ideale.

Në vazon e parë do të jenë gjashtë skuadrat më të mira, që përfshijnë Gjermaninë organizatore, si dhe pesë ekipet e para me më shumë pikë në grupe.

Këta janë Portugalia, Franca apo Anglia, ndërsa edhe në grupet H, F dhe A, vendi I parë do të ketë më shumë pikë sesa Shqipëria.

Në vazon e dytë janë të gjitha vendet e para në grupe që nuk arrijnë vazon e parë, si dhe vendi I dytë më I mirë.

Për kombëtaren, ky është një përmirësim në krahasim me Euro 2016, kur ishim në vazon e tretë, ndërsa presidenti Duka shprehu një dëshirë për të hapur finalet, pra për të luajtur ndeshjen e parë të Europianit në “Alianc Arenë” të Mynihut ndaj Gjermanisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!