Shqipëria në prag të votimit në Këshill, Xhaçka takon shefin e OKB: Do të punojmë ngushtë

schedule19:18 - 8 Qershor, 2021

schedule 19:18 - 8 Qershor, 2021

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në prag të votimit të Asamblesë së Përgjithshme për Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit.

Xhaçka e ka cilësuar takimin të shkëlqyer, ndërsa e ka uruar Antonio Guterres në rizgjedhjen e tij për një mandat të dytë.

Takim i shkëlqyer me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në prag të votimit të  Asamblesë së Përgjithshme për Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit.

Do të punojmë ngushtë sëbashku për të çuar më tej prioritetet tona të përbashkëta. Urimet më të mira për Sekretarin e Përgjithshëm në rizgjedhjen e tij për një mandat të dytë” shkruan Olta Xhaçka.

Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, do të mbahet në 11 qershor në SHBA, ku Shqipëria pritet të zgjidhet anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023. d.b/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!