Shqipëria është hapa përpara në lidhje me procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
I ftuar në ‘Balkan Update’ ekspert i çështjeve të integrimit Genti Xhaxhiu u shpreh se është një momentum shumë i rëndësishëm dhe motorët janë ndezur. Sipas tij, Shqipëria i ka bërë detyrat për t’u bërë pjesë e unionit.
” Është hapi i dytë serioz i vendit tonë për t’u bërë anëtar, grupkapitulli i 6 është në letra më i thjeshti për t’u negociuar, për vende si Shqipëria që politikat e jashtme i ka në një linjë me vendet e BE- së.
Megjithatë jo pak vende në Ballkan kanë probleme me këtë kapitull, rasti i Serbisë dhe Malit të Zi. Pak kohë më parë Kroacia vendosi Veto ndaj Malit të Zi për mosnisjen e këtij kapitulli.
Është për t’u vlerësuar ky hap nga Shqipëria. Dy janë nënkapitujt si pranimi i marrëveshjeve që Brukesli ka nënshkruar ndër vite dhe bëhen direkt të zbatueshme për anëtarin e ri. E dyta linjëzimi i politikave të sigurisë.
Është një momentum shumë i rëndësishëm dhe Shqipëria ka kapur momentin e duhur, ndryshe nga Mali i Zi. Motorët janë ndezur, dy grupkapitujt e parë janë çelur duke e cuar në 7. Ky është një moment që Shqipëria duhet ta shfrytëzoj dhe ta mbajë dhe brenda tre mujorit të ardhshëm duhet të vazhdohet me kapitullin e rradhës.
Kryeminsitri përmendi 2027-tën për mbylljen e negociatave, por nëse ndodh në 2029 është po prapë pozitive.” / abcnews.al