I ftuar në “ABC e mëngjesit” me Enkel Demin, meteorologu Hakil Osmani ka folur për ndryshimet e motit që do të na shoqërojnë gjatë kësaj jave.
Meteorologuështë shprehur se e gjithë kjo javë pritet të jetë me mot të kthjellët ndërsa në zonat malore, lindore dhe juglindore pritet të ketë prezencë të vranësira që do të sjellë edhe reshje të izoluara dhe të pakta.
“Përsa i përket vlerave termike zonat malore temperaturat minimale do të jenë deri në -1 apo -2 gradë celsius, ndërsa në vlerat maksimale pritet të jenë deri në 19 gradë, vlera që do na shoqërojnë edhe gjatë diyës së nesërme ndërsa mesditën e ditës së mërkurë pritet që të kemi një rritje të vlerave termike si në vlerat maksimale dhe minimale.Pjesa më e madhe e territorit do të kalojë në vlera pozitive. Nuk do të kemi dhe prezencë të erera të forta. Prishja e kohës një ditë më parë ishte e përkohshme dhe përmirësimet pasditen e djeshme bënë që sot të kemi një përmirësim të motit”, është shprehur Osmani.
Gjithashtu meteorologu ka theksuar se duket se këtë vit “plakat këtë vit janë në karantinë”. Sipas tij fundi i muajit mund të sjellë edhe prezencë të reshjeve të shiut dhe ulje të lehtë të vlerave termike, por që do të jenë në vlerat normale të muajit mars./abcnews.al