Realizimi i projekteve të përbashkëta në infrastrukturë dhe avancimi i teknologjisë midis vendeve të rajonit kanë qenë në fokus të forumit global të transportit që u mbajt në Turqi.
Zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e infrastrukturës tha se në një kohë që janë shtuar tensionet gjeopolitike instrumentet e ndërlidhjes janë një element i rëndësishëm sigurie në dispozicion të ekonomisë, dhe në shërbim të qytetarëve
Zv.kryeministrja Balluku ka prezantuar në forum projektet e ndërmarra nga Shqipëria në transport, hekurudha e porte ndërsa theksoi progresin që Shqipëria ka arritur në transport.
Forumi Global i Transportit dhe Ndërlidhjes u organizua nga qeveria turke dhe në të morën pjesë 70 ministra dhe akoma më shumë delegacione nga e gjithë bota.

