Kryeministri Edi Rama ndodhet në Pragë ku u mbajt forumi “GLOBSEC 2024”.
Gjatë një bisede me moderatorin Steve Clemons, kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria është në anën e paqes dhe dialogut, referuar situatës në rajon.
Sakaq ai u shpreh se të ardhmen nuk duhet ta shohim me sytë e së shkuarës.
“Shqipëria shumë qartësisht është në anë të paqes, dialogut, përparimit të përbashkët. Shumë gjëra bëhen të qarta kur nis prej këtej, dhe mund të ndërmerren më shumë hapa. Në këtë drejtim ne kemi promovuar paqen dhe dialogun me të gjithë. Ndaj ndërmora nismë të vizitoja Serbinë 68 vjet nga vizita e fundit atje. Nuk duhet të ardhmen me sytë e së shkuarës. Ishte pikënisja e diçkaje që besoj shumë. Ballkani Perëndimor sot është në një pozitë më të mirë seç ka qenë. Nga ana tjetër më duhet të them se nuk kemi diferencë të madhe me BE-në, përveç ekonominë. Nga ana tjetër më duhet të them se nuk shoh më ndonjë ndryshim të madh mes nesh dhe BE, sigurisht kur vjen fjala për ekonominë kemi hendek që duhet ta mbushim, por për pjesën tjetër nuk shoh ndryshim. Ne jemi evropianë, ne kemi qenë evropianë. Ne do të ishim një vlerë e shtuar.”, tha Rama.
/abcnews.al