Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria nderohet me 18 çmime në art e pikturë/ Në ceremoninë e 44, artistet e vogla u vlerësuan për stilin unik

schedule10:27 - 11 Qershor, 2025

schedule 10:27 - 11 Qershor, 2025

Shqipëria është nderuar me 18 çmime në art e pikturë. Të ftuar në studion e “ABC e Mëngjesit” në ABC News, piktorja Ruzmira Beqiraj Bejaj dhe nxënëset Sabrina Pogoni, Rubina Bejaj dhe Paola Terpollari, nxënëset fituese të çmimit “Petalet e Arta”, folën për këtë rrugëtim dhe pasionin e tyre për artin dhe veçanërisht pikturës.

Në ceremoninë e 44, artistet e vogla shqiptare u vlerësuan për talentin dhe për stilin e tyre unik në pikturë.

Me certifikatë pjesëmarrjeje u vlerësuan dhe 6 fëmijë të tjerë nga qendra Kombëtare e Kulturës për fëmijë.

“Pikturat janë realizuar në vend. Gjithë ditën fëmijë pikturojnë në terren dhe secila duhet të ruajë stilin dhe identitetin e vet tek punimet”, u shpreh piktorja Ruzmira Beqiraj Bejaj.

Artistet e vogla, u shprehën të emocionuara dhe treguan se pikturën e kanë ndjekur me pasion.

Konkursi “Small Montmartre Of Bitola” shpërblen me diplomën “Golden Palette” artistet e vogla shqiptare.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!