Shqipëria mes 180 shteteve në panairin e Turizmit në Berlin

schedule15:29 - 7 Mars, 2019

schedule 15:29 - 7 Mars, 2019

Rritja e investimeve në sektorin e turizmit i shton institucioneve përgjegjësinë për rritjen e numrit të turistëve që vizitojnë Shqipërinë. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi e bëri këtë deklaratë nga Berlini ku mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit.

Mes 180 shteteve pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin dhe Shqipëria ka stendën e saj. Potencialet turistike të vendit tonë operatorëve nga e gjithë bota iu prezantuan nga ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi. Turizmi përgjatë gjithë vitit është një mundësi e mirë theksoi ministri Klosi për t’u bërë pjesë jo vetëm e tregut ballkanik, por dhe atij europian.

Investimet në hoteleri nga sipërmarrës vendas dhe të huaj sipas ministrit Klosi shtojnë përgjegjësinë e institucioneve dhe tur operatoreve për t’u angazhuar më tepër në rritjen e numrit të turistëve që vizitojnë Shqipërinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!