Shqipëria merr medaljet e para të arta në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore! Lajmin e ka njoftuar ministra e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu përmes një statusi në rrjetet sociale.
“Në debutimin e saj në këtë kompeticion prestigjioz, Skuadra Olimpike Speciale e Shqipërisë ka shkëlqyer me paraqitjen e sportistëve tanë me aftësi të veçanta, duke siguruar dy medalje ari Elizon Kacanja në Ski Alpine dhe
Stela Salla në Cross Country Skiing, një medalje Argjendi
Elizon Kacanja në Giant Slalom dhe dy medalje bronzi
Joanis Myrtollaris në Ski Alpine dhe
Joel Gërmenji në Snoëshoeing (50m).
Kjo është një arritje e jashtëzakonshme e sportistëve tanë specialë♥️
Urime kampionë! ”- shkruan Manastirliu.