Një ditë më parë thjesht e prekën kryeqytetin.
Këtë të shtunë, yjet e Xhiros së Italisë po provojnë rrugët e qendrës kryesore të Shqipërisë, Tiranës, në etapën e dytë të këtij edicioni.
Me nisje nga Sheshi Skënderbej, pranë Muzeut Kombëtar, me maloren e Saukut, ngjitje e zbritje dhe me përfundim ashtu si të premten në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Sheshin Nënë Tereza.
Distanca është 13.7 kilometra me kalim nëpër unazën e mesme pranë Lanës, në Rrugën Muhamet Gjollesha e pranë Arenës Kombëtare.
Nga mediat europiane cilësohet si një etapë që nuk duhet nënvlerësuar sepse ngjitja e Saukut është e kategorisë së katërt.
Pretendentë për të fituar dhe për të veshur Fanelën Rozë janë belgu Van Ert, slloveni Rogliç apo italiani Tiberi.
Etapën e parë e fitoi danezi Pedersen,.
Të dielën do të jetë etapa e tretë dhe e fundit në Shqipëri, që do të zhvillohet në Vlorë, me çiklistët që do të kalojnë nëpër rrugën e Lumit të Vlorës, do të ngjiten në Qeparo dhe pastaj nga Bregu do të kapërcejnë Qafën e Llogarasë për të arritur në finish në Vlorë./abcnews.al