Shqipëria “medalje bronzi” në një grup me 3 ekipe, a ka vend më për Edi Rejën në krye të kombëtares?

schedule23:10 - 27 Shtator, 2022

schedule 23:10 - 27 Shtator, 2022

Kombëtarja shqiptare ka zhgënjyer sërish mbrëmjen e sotme në “Air Albania Stadium’, një ndeshje e cila u duk sikur do të ishte mjaft e lehtë për kuq e zinjtë, pasi kundërshtari ngeli me 10-të lojtarë.

Por edhe mbrëmjen e sotme përballë Islandës pamë një kombëtare pa karakter, të shthurur totalisht në mbrojtje, pa busull në mesfushë dhe me sulmues që bëjnë më të vështirën me portën bosh, duke e nxjerrë topin jashtë.

Në mbyllje të National League Shqipëria renditet e treta, duke lënë pas vetëm Rusinë, e cila u përjashtua nga ko0mpeticioni pa nisur ende për shkak të luftës në Ukrainë.

Kombëtarja kuq e zi arriti të marrë vetëm dy barazime dhe që të dyja me Islandën.

Në ndeshjene  parë në Islandë mori vetëm një pikë, pa harruar që përballë kishin më shumë një ekip amator sesa atë profesionist, pasi shumë nga lojtarët titullarë islandezë nuk ishin thirrur nga trajneri.

Ndërkohë që përballë Izraelit bëmë dy ndeshje që duhen harruar sa më shpejt.

A duhet të vijojë më projektin ambicioz Edi Reja në krye të kombëtares shqiptare?

Nëse flasim për të tilla projekte, ku marrim vetëm 2 pikë në 4 ndeshje, apo më keq akoma që nuk mundim dot as edhe një kundërshtar që luan me 10 lojtarë, do të ishte më mirë të largohet.

Kritika pa fund pati për trajnerin kuq e zi, që në momentin kur nuk aktivizonte të riun Broja, i cili edhe pse shkëlqente me Sauthamptonin në Premier League, në kombëtaren shqiptare “ngrohte” stolin.

Ndërkohë që kur ylli kuq e zi luante mirë i vetmi që mërzitej ishte reja, që shpesh deklaronte në konferencat për mediat, se duhet ende të mësojë.

Një Shqipëri që ka yje në skuadër, lojtarë që luajnë në ligat dhe ekipet më të mira europiane nuk arrijnë dotë të marrin qoftë edhe një fitore të vetme, në një grup lehtësisht të kalueshëm.

Të gjithë na kujtohet momenti kur sapo ishte hedhur shorti, kur deklarata ishin të qarta dhe të prera: Na duhet vetëm vendi i parë, por as atë se marrim dot sikur edhe tabelën ta kthejmë mbrapsh, pasi na e ka zënë Rusia pa asnjë ndeshje.

E migjithatë orët në vijim do të jenë ato që do të vendosin për të ardhmen e trajnerit italian Edi Reja për ta larguar në rast se nuk dorëhiqet.

Por përveç Rejës edhe shumë lojtarë kuq e zi duhet të ikin për tu lënë rrugën e lirë të rinjve, atyre që vërtetë e meritojnë këtë fanellë.

/Taulant Halili/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!