Kreditë me probleme në vendin tonë arritën në qershor nivelin më të ulët të regjistruar që nga dhjetori, 13.27%. Megjithatë Shqipëria vijon të ketë nivelin më të lartë të këtyre kredive, krahasuar me vendet e tjera të rajonit.
Rreth 70 miliardë lekë ishin kreditë e pakthyera në afat në banka në fund të muajit qershor ose 13.27%.
5% më pak se në muajin janar sipas Bankës së Shqipërisë dhe 0.04 % më pak se muaji paraardhës.
Megjithëkëtë niveli i tyre mbetet më i larti në rajon, ndonëse ky tregues është më i ulëti i regjistruar që nga dhjetori i vitit 2017, kur huatë me probleme arritën në nivelin e 13.23 % .
Që nga viti 2010 niveli i tyre nuk kishte zbritur poshtë 14%.
Banka Qendrore vlerëson se rënia e rrezikut për kthimin e kredisë duhet të pasqyrohet më mirë në politikat e kreditimit në sektorin bankar, i cili sipas Guvernatorit vijon të jetë konservator.
Ndërsa Komisioni Europian në raportin për vendet kandidatëve vë në dukje se ndërkohë që Serbia, e cila dikur kryesonte në rajon për kreditë me probleme në tremujorin e parë të vitit 2018 arriti t’i ulte ato në nivelin 9.2% dhe Mali i Zi në 7.3% në Shqipëri niveli i tyre mbeti i qëndrueshëm në 13.4%. /abcnews.al