Shqipëria me nivelin me të lartë të informalitetit në rajon, KLSH: Puna e administratës tatimore e dobët

schedule14:13 - 18 Janar, 2020

schedule 14:13 - 18 Janar, 2020

Ekonomia informale në Shqipëri përllogaritet rreth 50%, duke u kthyer në një kosto të rëndë për ekonominë dhe bizneset e ndershme.

Në një intervistë  për ABC News Rinald Muça, Drejtori i Departamentit të Auditimit të Performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit thekson se vendi ynë renditet i fundit në rajon përsa i përket mbledhjes së të ardhurave. Ndërkohë që instalimi i kasave fiskale duket se nuk ka dhënë  efektin e pritur.

“FMN-ja është komision europian të cilët shprehen Shqipëria është vendi i fundit në rajon për efekrivitet të të mbledhurave të të radhurave tatimore dhe njëkohësisht nuk mbledh 40% të TVSH-së potenciale. Të ardhurat tatimore në vendet e tjera të rajonit përbëjnë 40% të produktit të brendshëm bruto, në Shëipëri këto nuk e kalojnë 27%”, shprejet Muça.

Shkak për këtë sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit  është puna e dobët e administratës tatimore por njëkohësisht edhe kultura e dobët  fiskale e qytetarëve.

Kontrolli i Lartë i shtetit konstaton se fushatat e ndërmara  kundër informalitetit nuk kanë dhënë asnjë rezultat  pasi realizohen vetëm  gjatë sezonit të verës.

“Nuk duhet lënë vetëm gjatë një fushte, duhet vazhdimisht. Ajo e cila në fakt kontradiktore është se këto fushata ndodhin shpeshherë në fillim të sezonit turistik, pra ato biznese që ushtrojnë aktivitet gjtë vitit, nuk kontrollohen nga kjo administratë seç kontrollojnë bizneset që janë sezonale”, shprehet ai.

Në shtator Shqipëria do të nisë zbatimin e një tjetër praktike për deklarimin e të ardhurave tatimore në kohë reale .Por për Drejtorin e Departamentit të Auditimit  në KLSH kjo nismë do të sjellë një mbingarkesë të  administrates tatimore.

“Do e bëjë raportimin e transaksionit jo në fund të ditës, por në kohë reale, besoj se do ketë një punë, një mbingarkesë. KLSH nuk është e bindur që mund ta përballojë administrata tatimore këtë ngarkesë. Është një sistem që sikurse çdo sistem i ri ka edhe rriskun teknologjik brenda”, thotë ai.

Në një auditim të fundit Kontrolli  i LArtë i Shtetit  konstaton se në krahasim me vitin 2009, ka rënë ndjeshëm pesha e të ardhurave nga TVSh, që mblidhet nga tatimet. Në vitin 2009,rezulton se  tatimet mblidhnin 30% të TVSH-së totale, ndërsa për periudhën 2010-2018, pesha mesatare e TVSH-së së mbledhur nga tatimet ishte  vetëm 24%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!