Shqipëria me kampion bote në mundje, Rama: Fantastik Abakarov, ngriti flamurin kuqezi në Beograd

schedule19:51 - 17 Shtator, 2022

schedule 19:51 - 17 Shtator, 2022

SERBI– Në mes të Beograd, sonte u valëvit lart flamuri shqiptar. Ishte Zelimkhan Abakarov i cili i ka dhuruar Shqipërisë medaljen e parë të artë në sportin e mundjes në një kampionat botëror. Ai i shpall kampion bote në kategorinë e 57 kg.

Lexo edhe: FANTASTIKE/ Tjetër medalje ari për Shqipërinë, Abakarov triumfon në Beograd: Kampion bote në mundje

Lidhur me këtë medalje historike, një reagim ka ardhur edhe nga Kryeministri Edi Rama.

“Zelimkhan Abakarov, mundësi fantastik me nënshtetësi shqiptare, shpallet kampion bote dhe nën tingujt e himnit tonë kombëtar ngre flamurin kuqezi në Beograd” shkruan i pari i qeverisë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!