Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria nënshkruajnë sot memorandumin për “Korridorin 8”

schedule10:26 - 19 Tetor, 2021

schedule 10:26 - 19 Tetor, 2021

Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria do të nënshkruajnë memorandumin trepalësh Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se sipas njoftimeve nga kabineti i ministrit të Transportit, Blagoj Boçvarski po udhëton sot në Bullgarinë fqinje.

Ky memorandum është për përfundimin e “Korridorit 8” dhe sipas qëllimit të deklaruar është përcaktimi i gatishmërisë së tre vendeve për planifikim afatgjatë dhe zhvillim të koordinuar të Korridorit 8 me fokus në projektet që janë me rëndësi më të madhe për rajonin dhe gatishmërinë për të zbatuar masat për transport të shpejtë dhe të pandërprerë të mallrave në pikat kufitare.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!