Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje” kualifikohen në finalen e Eurovision 2023 në Liverpool të Anglisë.
Perfomanca e këngëtares shqiptare mahniti skenën e Liverpool, ndërsa nuk munguan duartrokitjet e spektatorëve për interpretimin elektrizues.
Këngëtarja Albina dhe Familja Kelmendi zgjodhën ngjyrat e kombit që përfaqësojnë për t’i shpalosur në Eurovision 2023 që përveç mesazhit të këngës për një familje të bashkuar treguan dhe dashurinë për vendin e tyre.
Për muzikën e këngës është kujdesur Enis Mullaj, i njëjti ka bërë edhe miksimin dhe arazhmanin, teksti nga Eriona Rushiti ndërsa masterizimi nga ‘Babajim Studio’.
Kujtojmë që finalja e Madhe e Eurovizionit do të zhvillohet të shtunën më 13 maj në orën 20:00. /i.f/abcnews.al