Shqipëria, magnet për turistët/ ACI: Tejkalon mesataren europiane për pasagjerët në rrugë ajrore

schedule14:08 - 6 Maj, 2025

schedule 14:08 - 6 Maj, 2025

Shqipëria ka tejkaluar mesataren europiane për trafikun e pasagjerëve që kanë hyrë në rrugë ajrore. Në raportin e fundit të Këshillit Ndërkombëtar te Aeroporteve, Shqipëria ka pësuar një  rritje me +9.1% te pasagjereve gjatë periudhës janar-mars krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2024.

Ndërkohë  trafiku i pasagjerëve në të gjithë rrjetin e aeroporteve evropiane u rrit me 4.3% gjatë tremujorit të parë 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në raport theksohet se tregjet me rritje të shpejtë të pasagjerëve   rezultojnë edhe  Moldavia,Bosnjë dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Gjeorgjia.

Të dhënat e Këshillit Ndërkombëtar tregojnë se bumi i udhëtimeve pas pandemisë po shkon drejt normave të rritjes “normale” të vëllimit të pasagjerëve, me kërkesën që përgjithësisht mbetet e qëndrueshme. Kjo pasqyron që konsumatorët po u japin përparësi përvojave pavarësisht një mjedisi ekonomik gjithnjë e më sfidues.

Shqipëria ka pritur   rreth  1.6 milion turistë të huaj në periudhën janar-mars.Sipas të dhënave të Instat përgjatë muajit mars peshën kryesore të turistëve të huaj që kanë vizituar vendin tone rreth  95% vijnë  nga Europa, ku 80% i përkasin Evropës Jugore dhe 7% asaj Perëndimore. Vlen të përmendet edhe dyfishimi i numrit të vizitorëve nga Afrika dhe Azia, një tregues i qartë i rritjes së interesit nga tregje jo-tradicionale.Turoperatorët kanë pritshëmri pozitive për sezonin e verës ndërsa prenotimet  pothuajse janë përbyllur në pjesën më të madhe të strukturave akomoduese.

sipas te dhenave zyrtare ne aeroportin nderkombetar “Nene Tereza”gjatë vitit të kaluar jane perpunuar mbi 10 milione pasagjere dhe pritshmerite per kete vit jane edhe me te larta per shkak te flukseve turistike te cilat arrijne pikun ne muajt e veres.

Ndërsa aktualisht në këtë aeroport po realizohen një sërë investimesh  siç ëshët zgjerimi i pistës për avionet  ndërkontinental .Po ashtu në hyrje-daljen e aeroportit, do të ndërtohet një shesh këmbësorësh së bashku me një parkim të ri nëntokësor për mbi 1000 automjete, do të jenë së shpejti në dispozicion të udhëtarëve e turistëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!