“Shqipëria kampione”, Rama: Akoma s’kam nipër dhe mbesa, por tronditem që do më thonë gjyshi

schedule11:47 - 2 Prill, 2021

schedule 11:47 - 2 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë takimit me fermerët në Moravë se një nga vendet që ka qenë lider në Ballkan ka kërkuar të vijë për të marrë eksperiencë në Shqipëri në lidhje me zhvillimin e këtij sektori, Rama tha se ambicia është që Shqipëria të bëhet lider në rajon për turizëm, agroturizëm dhe eksporte bujqësore. “Ta bëjmë Shqipërinë të ardhmen tonë. Kjo është sfida. Unë akoma nuk jam gjysh por më trondit perspektiva që mund të dalë një figurë e vogël të më thotë o gjyshi”, tha Rama.

“Para disa ditësh nga një nga Shtetet e Ballkanit që ka qenë lider në këtë sektor kërkuan të vijnë tek agjencia për të marrë eksperiencë në Shqipëri. Nuk do na mungojnë paratë. Çështja është të shtyjmë para me vizion për të ecur shpejt dhe për t’u zgjeruar. Sot në Shqipëri punohet më shumë se dyfishi i tokës bujqësore në krahasim me 7 vite më parë. Ne ndërtua një program të tërë për të pastruar rrugët e ardhjes së ujit duke garantuar kullimin. Deri këtu shkon merita jonë. Ne sot kemi shumëfishuar kapacitetet e serave duke shumëfishuar kapacitet e eksporteve.

Çuarja e mbi 1 miliard e eksporteve do të thotë që ky raport të vazhdojë të përmbyset. Ambicia për ta bërë Shqipërinë kampione në turizëm, agroturizëm dhe eksportet bujqësore është objektive. Kjo kërkon karakter për të këmbëngulur edhe aty ku gjërat të vijnë kundër. Nuk është çështja çfarë programesh shkruajmë. Të realizosh është një det i tërë nga thëna në të bërë. Për programet ka një dallim shumë të madh sot. Kemi një palë që ka dalë dhe i thotë të gjithëve atë që duan të dëgjojmë. Do ulim sigurimet shoqërore dhe do rrisim pensionet. Ne nuk mund të bëjmë këtë. Ne jemi qeveria e Shqipërisë dhe do jemi qeveria e Shqipërisë. Ne kemi planin e veprimit. Edhe ne kemi qenë në opozitë dhe kemi kërkuar votë.

Ne jemi shumë të bindur që bashkë me ata që duan punën dhe kanë këmbënguljen dhe durim do ia dalim ta çojmë Shqipërinë në nivel tjetër. Unë dua të ju falënderoj për një arsye personale. Ju jeni frymëzim për mua. Kur shoh një fabrikë të re dhe ju shoh ju çfarë bëni marr një kurajo të madhe. Secili prej jush ka bërë një histori suksesi. Unë bashkë me ju mund të ngulim një flamur në hartën e Shqipërisë sonë. Ta bëjmë Shqipërinë të ardhmen tonë. Kjo është sfida. Unë akoma nuk jam gjysh por më trondit perspektiva që mund të dalë një figurë e vogël të më thotë o gjyshi. Është një fazë historike që ikin nga vendi. Do vijnë një fazë që do rrinë më shumë se do ikin. Por duhet punë, punë çdo ditë, Duhet të vazhdojmë të rrisim produktet që duam në jetën tonë për fëmijët tanë. Nuk mundet Shqipëria të bjerë pre e recetave çudibërëse. Çdo gjë do kohën e vet”, u shpreh Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!