“Shqipëria ka nivel injorance të frikshme”, mbrojtësi i Teutës flet për shembjen e teatrit

schedule18:14 - 17 Maj, 2020

schedule 18:14 - 17 Maj, 2020

Mbrojtësi dhe kapiteni i Teutës, Renato Arapi, ka reaguar në rrjetet e tij sociale pas shembjes së teatrit kombëtar. Sipas mbrojtësit të “Djemve të Detit”, faji është i qytetarëve shqiptarë dhe i fakti që nuk është kuptuar ende kauza për teatrin, tregon nivel injorance të frikshme.

“Përfundimisht ky vend ka nivel injorance të frikshme. Akoma nuk e kuptojnë kauzën e teatrit dhe pse nuk duhej ta lejonin të prishej. Shumë mirë na e bëjnë! Presim të ndërrohen qeveritë mos ndoshta do të ndryshojë diçka.

Edhe dilni e bërtisni me të madhe: Tani jemi ne pasardhësit e pellazgëve dhe ilirëve. Jam i sigurt që civilizimi, nga ne ka ardhur”, shkroi mbrojtësi i Teutës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!