“Shqipëria ka mbetur pas vendeve të rajonit”, Garo: Mbeten 7 ditë për t’i dhënë fund dëshpërimit

schedule19:14 - 18 Prill, 2021

schedule 19:14 - 18 Prill, 2021

Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike Floriana Garo në një deklaratë për mediat, është shprehur se në tetë vite që kaluan kemi parë sesi vende fqinje me ne kanë lulëzuar, ndërsa sipas saj, Shqipëria mbetet prapa.

Garo u shpreh se vende si Kosova e Mali i Zi, në ndryshim nga ne, po bëjnë progres në çdo fushë, ndërsa vendi ynë sipas PD ka bërë vetëm hapa pas në 8 vite.

Floriana Garo shprehet se mbeten edhe më pak se 8 ditë për t’i dhënë fund dëshpërimit, që sipas saj, e ka pushtuar vendin.

DEKLARATE E ZEDHENESES SE FUSHATES SE PD, FLORIANA GARO

“Per 8 vitet e shkuara ne kemi pare sesi vendet fqinje prane nesh kane lulezuar! Kemi pare sesi vendet me nje fillim te ngjashem si ne si Kosova dhe Mali i Zi po bejne nje progres te konsiderueshem ne cdo fushe. Qe nga rritja e pagave minimale tek zhvillimi i turizmit, ekonomia e fusha te tjera te rendesisshme. Ne keto 8 vite ne kemi hedhur hapa mbrapa per tu listuar si vendi i fundit ne Europe ne shume fusha:

Pagat minimale me te uleta ne Europe jane pikerisht ne Shqiperi, ne kemi nje sistem taksimi te prapambetur, nje turizem ne regres, te rinj qe ndjejne lodhje shpirterore e mendore. Ka vetem nje arsye per kete boshllek mes nesh dhe fqinjeve tane. Nje qeveri qe per ta funksionon dhe per ne jo.

Edi Rama dhe premtimet e tij boshe qe kane sjelle deshtim ne Shqiperi. Ne me shume pak sesa 8 dite, ne do te kemi rast per t’i dhene fund ketij deshperimi qe na kapluar. Te gjithe ne, duhet te shkojme e te votojme numrin 9 per Partine Demokratike dhe Aleancen per ndryshim per te risjelle shpresen. Shqiperia fiton!”  sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!