Shqipëria, jehonë në mediat e huaja/ Eksperti: Kemi vëmendje të shtuar në botë, po përjetojmë ‘bum turistik’

schedule14:25 - 18 Mars, 2025

schedule 14:25 - 18 Mars, 2025

TIRANË– Mediat ndërkombëtare në prag të nisjes së sezonit veror ofrojnë si rekomandim Shqipërinë dhe potencialin që ajo ka për vizitorët.

Eksperti i turizmit, Isa Krasniqi, i ftuar në “Money Report” u shpreh se vendi ynë po përjeton një bum vizitorësh nga vende të ndryshme të botës.

Ai thekson se përgjatë 2025, parashikohet që vendin tonë ta vizitojnë mbi 12 milionë turistë, një shifër kjo premtuese për ekonominë e vendit.

“Shqipëria po përjeton rekord të rritjes së numrit të turizmit, 9 mujori i parë 2024 ka arritur dhjetë milionë në aeroportin e Rinasit. Turizmi është një sektor që e ndihmon ekonominë e vendit. Në 2025, pritet të këtë mbi 12 milionë që do arrijnë përmes Rinasit, falë dhe investimeve të bëra në aeroport. Shqipëria ka marrë vëmendje të shtuar në botë, sepse ka edhe malin edhe detin. Shqipëria ka dhe një gjë për të cilën krenohemi, që është mikpritja”, tha ai.

Ai theksoi se surpriza e këtij sezoni turistik mund të jetë nisja e fluturimeve direkte mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Surpriza e sezonit turistike do jenë linjat e reja dhe me shumë mundësi do kemi edhe linjën direkte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqipëria është në kohën e duhur që të kemi një zhvillim të madh turistik dhe ekonomik.Shumica e hoteleve kanë rezervime mbi 50 % të kapaciteteve të dhomave, që tani që po flasim ne”, tha ai/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!