Kombëtarja e Shqipërisë duhet të fitojë me çdo kusht kundër Letonisë për të mbajtur gjallë ato pak shpresa për një vend si fillim në play off dhe më pas në finalet e “Botërorit 2026”.
Në vigjilje të kësaj sfide shumë të rëndësishme, parashikimet janë të ndara mes historisë dhe koefiçentëve të “bookmakers” e përqindjeve të simulimeve kompjuterike.
Këto të fundit I shfaqin kuqezinjtë si favoritë absolutë.
Sipas “bookmakers” që përcaktojnë koefiçentët e basteve, fitorja e Shqipërisë është thuajse e sigurtë. Po sipas tyre, barazimi dhe sidomos suksesi i Letonisë ka pak shanse.
Edhe në përqindje shfaqet e njëjta tabllo siç duket në analizën probabilitare të sondazhistit Eduard Zaloshnja.
“Në prag të ndeshjes së shumëpritur Shqipëri-Letoni, ndërtova një model simulacioni statistikor të bazuar në statistikat publike të futbollistëve të grubmulluar nga të dyja palët, si dhe të ndeshjeve të zhvilluara nga të dy kombëtaret gjatë 12 muajve të fundit.
Nga 10 mijë simulacione të modelit, në plot 68% tësimulacioneve “ndeshja” në kompjuter përfundoi me fitoren e Shqipërisë, ndërsa në 22.3% të tyre përfundoi barazim. Vetëm 9.7% e simulacioneve përfunduan me fitore të Letonisë”.
Por këto parashikimi nuk shkojnë aspak në linjë me historinë e përballjeve direkte mes këtyre dy skuadrave. Precendentët e tregojnë se Shqipëri-Letoni është një sfidë tipike barazimi.
Kjo është hera e gjashtë që dy skuadrat ndeshjen me njëra tjetrën, ndërsa pesë ndeshjet e mëparshme janë mbyllur pa fitues. Historia nis në vitin 1992 për kualifikueset e Botërorit. Ndeshja e parë në Tiranë përfundoi 1-1, ndërsa e kthimit në transfertë me rezultatin 0-0.
Dy sfidat e tjera ishin për eliminatoret e “Euro 2000”. Pas barazimit pa gola në Riga, ndeshja e dytë u mbyll në barazim 3-3. Edhe sfida e fundit e luajtur në qershor të këtij viti në kryeqytetin letonez përfundoi me shifrat 1-1. Por historia tregon nga ku mund të nisesh dhe jo fundin. Kështu shpresojmë që këtë herë përfundimi të jetë ndryshe, ashtu siç thonë edhe parashikimet.

