Kryeministri Edi Ram mëngjesin e kësaj të diele e ka nisur me një urim special për Pavarësinë.
Rama përmes disa fotove të postuara në Facebook, uron Ditën e Flamurit me një tjetër ngjarje të rëndësishme për qytetin e historisë Vlorën, atë të nisjes së punimeve për aeroportin e ri në qytetin bregdetar.
Kreu i qeverisë krahas fotove shkruan “Mirëmëngjes ?, Gëzuar 28 Nëntorin”.
Ndërkohë kujtojmë se shqiptarët kudo ndodhen këtë të dielë festojnë 109 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. /abcnews.al