“Shqipëria, epiqendra e udhëtimeve në Ballkan”, Ozuni: Linjat “low cost” kanë ndikuar në rritje

schedule14:29 - 3 Shtator, 2024

schedule 14:29 - 3 Shtator, 2024

Presidentja e komisionit europian Ursula Von der Leyen ka vlerësuar rritjen e aeroportit ndërkombëtar të Tiranës. E pranishme në forumin e BLEDIT në Slloveni, Von der Leyen tha se aeroporti i Tiranës ka rritjen më të shpejtë në Europë.

Eksperti për turizmin Ferjolt Ozuni në një intervistë për “Money Report” në ABC News, u shpreh se linjat ‘low cost’ kanë ndikuar në rritje të numrit të turistëve.

Ndër të tjera ai tha se Shqipëria është kthyer në epiqendrën e udhëtimeve në Ballkan.

Ka qenë më se e dukshme që kemi qenë në rritje të numrit të turistëve. Në këtë moment jemi në aeroportin që bën fluksin më të lartë të udhëtimeve në Ballkan. Nuk duhet të harrojmë që kemi dy nga kompanitë më të mëdha ‘low cost’, që automatikisht bën që vendi ynë të jetë më atraktiv. Këto linja kanë hequr udhëtime nga aeroportet e rajonit. Kërkesat më të mëdha janë për të ardhur dhe kjo tregohet nga shifra 7 milionë pasagjerëve. Investimet nuk duhet të ndalen, aeroporti po vijon të zgjerohet.

Jemi epiqendra e udhëtimeve në rajon. Është bërë shumë konkurrues edhe brenda vetes aeroporti.

Me ritmet që po rriten kërkesat e udhëtimeve për në Shqipëri, aeroporti i Vlorës do të shtojë kapacitete për udhëtime në Shqipëri. Aeroporti i Vlorës nuk di t’i marrë aeroportit të Rinasit. Pre supozohet të bëhet epiqendër për banorët e zonës së vetë, do të bëhet konkurrentë për aeroportin e Korfuzit.

Me funksionim e aeroportit të Vlorës, kjo gjë do bëjë që aeroporti do të japë alternativa të shumta.”, u shpreh Ozuni.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!