Shqipëria emeton eurobondin me vlerë 650 milionë euro dhe interes 3.75%

schedule19:52 - 18 Nëntor, 2021

schedule 19:52 - 18 Nëntor, 2021

Nga Erblina Mile

Ditën e sotme Republika e Shqipërisë doli në tregjet ndërkombëtare financiare me një obligacion ndërkombëtar të ri 10-vjeçar në vlerën prej 650 milion € me një kupon prej 3.50% me interes 3.75%.

Procesi u drejtua nga Zv. Kryeministri Arben Ahmetaj dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimi.

Investitorët treguan konfidencë duke shprehur interes në oferta që kaluan në 1.8 herë vlerën e kërkuar. Ky ishte një test real për ekonominë shqiptare që rikonfirmon besimin e tregjeve në qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare edhe në kohë të vështira, pas goditjes nga tërmeti dhe pandemia.

Transaksioni shënon rikthimin e suksesshëm të Republikës së Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare të kapitalit, duke pasuar emetimet e mëparshme të realizuara në 2015 dhe 2018, 2020, ku u arrit financimi me po te njëjtin kupon si ne 2020, 3.5% por këtë herë me një afat maturimi 10 vjeçar. /Abcnews.al